LIBERALIZIMI I VIZAVE NË KOSOVË: 10 SHTETE NË BE JANË KUNDËR!

Liberalizimi i vizave në Kosovë është drejt fazës së fundit. Pikërisht, kjo është edhe faza më e rëndësishme për të marrë vendimin përfundimtar. Në këtë fazë, Kosova ka kundër një numër të madh shtetesh të Bashkimit Europian.

Gjatë takimeve që janë mbajtur në Bruksel, është bërë e ditur se aktualisht janë më shumë se 10 shtete të cilat kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës janë në pritje të këtij vendimi pavarësisht se shumë shtete kanë dhënë mbështetjen. Ndërkohë qeveria e Kosovës ka siguruar që qytetarët do të mund të lëvizin shumë shpejt të lirë.

Reklama e sponzorizuar