Admirali i KFOR’it: Taksa do ta izolojë Kosovën

Admirali James Foggo, ka thënë se vendimi për rritjen e taksës në 100% ndaj mallrave të Serbisë rrezikon ta “izolojë” Kosovën.
Foggo gjatë ceremonisë të ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka parashtruar një pyetje duke thënë se “çka po synohet të arrihet në të vërtetë me këtë taksë”.

Kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës, serbët në veri kanë protestuar gjatë ditës së djeshme. Po ashtu edhe katër kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje.