Njohësi i ekonomisë, Agron Demi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, se përkundër asaj se ka të ardhura familjare vjetore prej 227 mijë eurosh, prapë se prapë vazhdon të marr edhe 225 euro në muaj si pension invalidor.
“Nëse Kryeministri merr pension social edhe ka mundësi me i kry pushimet ne St.Morritz, përse mos me marr krejt këta në këtë listë, e cila është publiku dje nga MPMS?!”, ka shkruar Demi në rrjetin e tij social, facebook.
“Krejt Kosova pensionera (ata që mbesin pa emigru në vendet tjera)”, ka shtuar ai.