Hapet panairi tradicional “Blej Shqip”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon për nder të ditës së flamurit, panairin tradicional “Blej Shqip” 2018.

Ky panair tashmë tradicional mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare

Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

Reklama e sponzorizuar