Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit do t’i ketë në dispozicion edhe tre këshilltarë në kabinetin e tij. Kjo falë shefit të tij në Qeveri Ramush Haradinaj, me propozimin e të cilit u votua ndryshimi i rregullores që mundëson rritjen e numrit të këshilltarëve, përcjell Buletini Ekonomik.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë.
“Gjithashtu me propozimin e Kryeministrit është aprovuar plotësim ndryshimi i Rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, me çka do t’i mundësojë që zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të ketë edhe tre këshilltarë politikë në përbërje të kabinetit të tij”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Aktualisht Pacolli ka 8 këshilltarë, ndërsa me vendimin më të ri pritet t’i ketë 11 këshilltarë. /Buletini Ekonomik/