Haradinaj kërkesë Ramës: Përfundoje Rrugën e Kombit!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që ta përfundojë Rrugën e Kombit.

Ai ka thënë se pagesa do të bëhet aq sa duhet, por se Rruga e Kombit duhet të përfundohet dhe se kjo është detyrë e kryeministrit Rama.

“Rruga nuk është kry, dhe i takon Kryeministrit Rama që ta përmbyllë këtë rrugë. Është kërkesë legjitime. Ne jemi në gjendje me pagu aq sa duhet vetëm rruga duhet të përfundohet se pasandaj kostoja rritet”, tha Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar