Johannes Hahn, Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, ka përshëndetur deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, se taksa e Kosovës ndaj mallrave të importuara prej Serbisë është shkelje e CEFTA-s.
Sipas Hahnit, kjo taksë shkel parimet e tregtisë së lirë në regjion.
“Ky akt – që po ashtu dëmton konsumatorët dhe bizneset kosovare – duhet të kthehet prapa menjëherë. Kosova mban kryesimin e CEFTA-s dhe për këtë ka përgjegjësi të veçantë. Do të marr pjesë në javën e CEFTA-s në Prishtinë së shpejti dhe pres që kjo të zgjidhet deri atëherë”, ka shkruar ai në Twitter.