Kosova i kishte vënë bllokadë importeve serbe edhe me 2011

Berat Thaqi nga Instituti “GAP” ka analizuar efektet e bllokadës që Kosova kishte vënë ndaj produkteve serbe në vitin 2011, përcjell Buletini Ekonomik.

Por çka kishte ndodhur me importin e produkteve kur Kosova në vitin 2011 i kishte vënë bllokadë importeve Serbe për 58 ditë?

“Ndërsa importi nga Sërbia në kuartalin e tretë të vitit 2011 kishte rënë nga 80 në 40 milionë, ky import ishte zëvendësuar në masë të madhe me produkte nga Maqedonia dhe Bullgaria. Importi nga këto dy vende ishte rritur për 20 dhe dhe 5 milionë, respektivisht”, ka shkruar Thaqi në rrjetin e tij social, facebook.

Reklama e sponzorizuar