Kosova në mesin e shteteve me rrezikshmëri të mesme

Libia, Afghanistani e Somalia janë shtetet më të rrezikshme në botë, sipas një harte të re të dizajnuar nga udhëtarët nga mbarë bota, të cilët kanë alarmuar për rreziqe të ndryshme.

Harta interaktive “Travel Risk Map” për 2019-ën ka zbuluar shtetet ku turistët kanë më shumë gjasa që të kenë telashe kur vije puna te siguria rrugore, siguria e çështjet mjekësore, transmeton koha.net.

Shtetet si Finlanda, Norvegjia e Irlanda janë zgjedhur si shtetet më të sigurta në botë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa Libia, Afganistani, Somalia e Siria janë votuar si më të rrezikshmet në botë.

Kosova sa i përket çështjeve mjekësore është votuar si vend me rrezikshmëri të lartë, për siguri me rrezikshmëri të mesme ndërsa për siguri në trafik me rrezikshmëri të ulët.

Ndërsa Shqipëria sa i përket çështjeve mjekësore është renditur si vend me rrezikshmëri të mesme, për siguri me rrezikshmëri të ulët e për siguri në rrugë si vend me rrezikshmëri të ‘moderuar’.

Lista: https://www.travelriskmap.com/#/planner/map/medical