Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se përfaqësuesit shqiptarë nuk e kanë braktisur kurrë projektin e një “Shqipërie të Madhe” e cila, sipas tij, nuk mund të arrihet pa dhunë dhe persekutimin e të gjithë popujve të tjerë nga Kosova.
Vulin theksoi se “Shqipëria e Madhe” është një kërcënim për të gjithë rajonin, por është shqetësuese që BE-ja, NATO-ja, si dhe pjesa tjetër e botës nuk e kuptojnë ose thonë se nuk e kuptojnë “ne po ndjekim krijimin e një Shqipërie të Madhe”.
Kjo deklaratë e ministrit serb erdhi në ditën kur në Pejë po mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.