Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa ka analizuar raportet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë nga viti 2005 e deri me 2017.
Sipas Mustafes 2017-ta ka qenë vit rekord sa i përket shkëmbimit tregtar mes të dyja vendeve, shkruan Buletini Ekonomik.
“Në vitin 2017 shënohet rritja më e madhe e këmbimit gjatë dhjetë vjetëve të fundit në të dy anët. Importet nga Shqipëria janë rritur 31%, kurse eksportet e Kosovës në Shqipëri 43 % ( nga 42 milionë në rreth 60 milionë)”, ka shkruar Mustafa në rrjetin e tij social, facebook.
Më poshtë statusi i plotë:
Bashkëpunimi tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar një rritje te vazhdueshme . Eksportet e Kosovës në Shqipëri janë rritur nga 5.7 milion në vitin 2005 në rreth 60 milion Euro në vitin 2017. Në të njëjten periudhë importet nga Shqiperia janë rritur nga 18 milion në 151milion Euro Në vitin 2017 shënohet rritja më e madhe e këmbimit gjatë dhjetë vjetëve të fundit , në të dy anët. Importet nga Shqipëria janë rritur 31%, kurse eksportet e Kosovës në Shqipëri 43 % ( nga 42 milion ne rreth 60 milion). Megjithatë edhe përkundër këtyre trendve një vëllim tregtar i gjithmbarshëm prej rreth 210 milion eurosh ende mbetet në permasa modeste dhe prapa nevojave e sidmos mundësive. Lobet e improtit ende gjejnë mënyra që të krijojnë pengesa për rritjen e vëllimit të këmbimit tregtar midis dy vendeve . Permasat ende modeste të këmbimit tregtar midis dy vendve shiohen edhe nga struktura mallrave që tregtohen. Aty ka hapësirë për shumë më shumë mallra konsumi – ushqimore dhe te tjera . Ne momenetet kur po i shkruaj këta rreshta po mbahet takimi i pestë midis dy qeverive . Pritjet për rezultatet nga takimet e kaluara kanë qenë shumë më të mëdha. Mbledhja e sotme ishte konkrete për heqjen e gjithë barierave tarifore e jo tarifore ( dokumenatcioneve e barierave burokratike) ne vitin qe vie. Te dy vendet duhet te punojnë që te zbatohet unioni doganor midis tyre, te idnetifikojnë projektet me ineters nacional që sforcojnë natyrën komplemnetare te burimeve në energji, bujqësi, turizëm e të ngjashme. Autostrada kombit bëri ndryshimin epokal në krijimin mundësive. Kjo duhet te kompletohet edhe me hekurudhen Milot- Prizren. Ky duhet të jetë investim i përbashkët dhe Kosova duhet te merr pak më shumë barrë se sa do ti takonte me kilometra ne territorin e saj, pasiqë ky projekt , në një trasë te re gadi në terësi është nga Miloti deri në Morinë dhe pastaj nje 20 kilometra deri në Prizren nga aty. Ky në këtë moment është projekti më strategjik kombëtar me efekte shumë të mëdha propulsive. Ai rritë aftësinë konkurruese te dy ekonomive dhe ulë varësinë nga te tjerët.Hezitimi dhe vonesa e tij do të thotë shumë oportunitete te humbura.