Miratohet rezoluta për shtesat e fëmijëve

Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, një kundër dhe dy abstenime ka miratuar Propozim-Rezolutën nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj – Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga Grupi Parlamentar i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Kujtojmë, se më 15 tetor ishte propozuar që çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vjet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro në muaj.

Më 15 tetor ishte propozuar që çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vjet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro në muaj.

Reklama e sponzorizuar

Shtesa prej 10 eurosh në muaj për fëmijët në Kosovë janë konsideruar të pamjaftueshme për nevojat elementare për rritjen e tyre, duke pasur parasysh standardet ekonomike në vend.