Pasojat e taksës: Në Bosnje rrezikohen 10 mijë vende pune

Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e takës doganore 100% për produktet serbe dhe boshnjake ka reaguar edhe Vjekoslav Vukoviq, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjës.

Ai ka thënë se me këtë vendim rrezikohen 10,000 vende pune në Bosnje.

Reklama e sponzorizuar

”10,000 vende pune janë kërcënuar në Bosnje pasi Kosova ka vendosur taksë 100 për qind për mallrat nga Bosnja. Eksportet nga Bosnja në vendet e CEFTA-s përfaqësojnë 15 përqind të eksportit të përgjithshëm ndërsa Kosova përfaqëson vetëm 4 përqind të eksportit boshnjak në vendet e CEFTA-s”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp në Sarajevë.