Që nga dita e sotme, në Kosovë buka do të shtrenjtohet për 10 centë më shumë.
Këtë e kanë konfirmuar burime të Kohës Ditore.
Më parë ishte paralajmëruar mundësia e shtrenjtimit të bukës në Kosovë si pasojë e vënies së taksës prej 10 për qind, për produktet nga Serbia dhe Bosnja Hercegovia, shkruan Koha.net.
Dje në Prizren, veçse ishte konfirmuar se buka ka nisur të shitet më shtrenjtë.