Vendosja e taksës prej 10 për qind ndaj produkteve serbe, ka filluar t’i rrisë çmimet në Kosovë. Sidomos atë të bukës meqë Kosova është e varur nga Serbia sa i përket importit të grurit.
Rritje e çmimit të bukës ka ndodhur edhe në Kamenicë.
Siç raporton Kamenicapress, në dy furra në qytetin e Kamenicës sot në mengjes është shtrenjtuar buka për 10 cent, kurse në një tjetër vazhdon të jetë sa ishte, 30 cent. / Buletini Ekonomik/