Vendimi i Kosovёs pёr futjen 100% të tarifës pёr mallrat nga Serbia është kritikuar nga BE. Nё Kosovё ai ka gjetur mbështetje, por përjashtimi i disa produkteve ka mbetur i pashpjegueshëm për bizneset dhe publikun.
Paragrafi i dytë i vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100 për qind taksë, liron markat ndërkombëtare nga kjo tarifë, por numri i markave kufizohet në 9, që as përafërsisht nuk mbulon të gjitha kompanitë ndërkombëtare që prodhojnë në Serbi. Në këtë listë mungojnë kompanitë si: Pepsi, Nestle, JUB, Philip Morris dhe shumë të tjera.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Zyra e Kryeministrit dhe Dogana nuk e komentuan përpilimin e listës, përkundër përpjekjeve për kontakt. Amendamenti në fjalë thotë: Pavarësisht origjinës së mallit të paraparë në paragrafin 1 të këtij vendimi, masa prej 100 % nuk aplikohet për markat e njohura tregtare të vendeve të tjera, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, të cilat janë pjesë e aneksit të bashkangjtur në këtë vendim.
Markat në aneks janë: Coca Cola, Ytong (Xella), Rauch-Bravo, Henkel/Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle dhe Jaffa – Pije jo alkoolike. Burime diplomatike i thanë Deutsche Welle-s, se kompanitë ndërkombëtare, të cilat nuk janë të përfshira në këtë listë kanë reaguar. Reagimet janë bërë nga qendrat e tyre rajonale dhe zyret qendrore duke kërkuar shpjegime shtesë. Shpjegimet janë kërkuar tek zyrtarët kosovarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe nga Ambasadat e Kosovës në BE.
Kompania belge Henkel ,e cila në këtë listë ka të përfshirë vetëm një produkt të vetëm, pёr Deutsche Welle shpjegon: “Henkel nuk ka asnjë informatë pse në këtë listë është vetëm produkti ynë Perisil. Që nga futja e taksës 100 për qind, Henkel nuk ka arritur të dërgojë produktet e veta në Kosovë. Ky vendim na ka shtyrë neve që të monitorojmë situatën dhe të përshtatim operacionet tona sipas zhvillimet”, thuhet nё pёrgjgijen e Henkel.
Si u pёrpilua lista
Paragrafi për përjashtim të disa produkteve ka qenë pjesë e vendimit fillestar për taksën 10 për qind. Atëherë disa kompani kanë arritur të importojnë duke e zbatuar këtë paragraf. Dë ka biseduar me dy kompani nga kjo listë. Kushti pёr prononcim ishte qё emrat e kompanive tё mos përmenden. “Në ditën e hyrjes në fuqi të vendimit, ne jemi kontaktuar nga Dogana e Kosovës pasi në të njejtën ditë, mallrat e porositura nga kompania jonë, vetëm se kanë qenë rrugës dhe në momentin e arritjes në kufi, na është kërkuar dokumentacioni i nevojshëm për importet e kompanisë tonë. Kompania ka prezantuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të dëshmuar origjinën e brendit nga shtete të BE-së”, shpjegon njëra nga kompanitë.
Mbetet e paqartë pёrse kjo listë ka vetëm 9 marka, që mund të tregtojnë me Serbinë pa taksa shtesë. As Qeveria as instititucionet e tjera pёrkatёse nuk kanё dhёnё ndonjё sqarim nё lidhje mё kёtё, as neve as Odës Ekonomike të kosovës. Berat Rukiqi, e ka tё paqartё pёrse lista e markave ёshtё e pakompletuar. “Sa iu përket markave, kemi dërguar një letër me kërkesa për sqarime te MTI. Lista nuk është e plotë dhe kërkesa jonë është ose të futen të gjitha që i plotësojnë kriteret ose të largohen edhe këto që janë në listë” ka thënë Rukiqi.
Kryetari i ri i Odës Ekonomike, konfirmon se masa e qeverisё ishte marrё pa koordinim paraprak me bizneset, apo me zyrtarёt e Odёs. Rukiqi madje pranon se lidhur me kёtё vendim tё qeverisё, ai ёshtё informuar nga mediat. Konsultimet dhe koordinimet paraprake nё lidhje me tarifёn 100 pёrqindёshe, sipas Rukiqit, do lehtёsonin, operimin e biznesit dhe përgatitjet e tyre.
Vendimi i pakoordinuar me biznesin
Pavarёsisht se nuk janё informuar drejtpёrsёdrejti nga ana e autoriteteve kompetente, Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovёs, megjithatё pranon se bizneset janё solidarizuar menjёherё me vendimin e ekzekutivit. “Normalisht që ankesa kryesore ka qenë e lidhur me moskonsultimin dhe moslënien e hapësires për përgatitje dhe gjetje të alternativave. Por siç e kemi thënë në deklarate, bizneset për hir të një interesi shtetëror, pavarësisht interesit individual do të përkrahim këto masa”, ka thënë kryetari i Odёs Ekonomike, duke shtuar se ata më heret kishin propozuar alternativa të tjera.
Edhe ekonomisti Kujtim Dobruna që konsulton kompanitë ndërkombëtare për investime në Evropën Juglindore thotë se vendimi ёshtё duhur tё mendohet me kujdes. Njёsoj si Rukiqi, edhe Dobruna konsideron se ka qenё e udhёs qё bizneset tё konsultohet dhe t’u jepej koha pёr pёrgatitje para futjes sё masave.
“Deri më tani nuk e kam përshtypjen se qeveria e ka menduar këtë plan deri në fund. Së pari, nuk ka pasur asnjë parapërgatitje, që do të ndihmonte importuesit në Kosovë për të gjetur shpejt tregje alternative dhe për të siguruar të paktën një furnizim me artikuj esencialë nga vendet e tjera”. Sipas Kujtim Dobrunёs, ekziston shqetësimi, se edhe edhe produktet me origjinë nga BE-ja janë të prekura nga kjo taksë.
“Kjo në sytë e tyre i bie se Kosova po i takson edhe produktet e BE-së, që qartazi është shkelje e MSA-së”, nёnvizon Dobruna. “Prandaj, qeveria e Kosovës duhet që përmes mekanizmave të saj diplomatikë të ndërmarrë masa proaktive për të njoftuar vendet partnere për aplikimin e kësaj takse dhe të lirojë produktet e tjera të kompanive nga BE, nësa ato me të vërtetë janë të prekura nga kjo taksë”, shton ai. Kujtim Dobruna thekson, se ёshtё i domosdoshёm veprimi i koordinuar ne mes të qeverisё dhe sektorit privat, me c’rast do duhej tё bёhet vlerësimi i vazhdueshëm i efekteve të kësaj takse në treg, dhe të reagohet varësisht nga rezultatet e vlerësimeve.
Reagime emocionale në Kosovë
Pas masës së qeverisë së Kosovës, mediet sociale janë mbushur me postime të fotografive të produkteve vendore, përderisa kompanitë e Teknologjisë Informative kanë ofruar shërbime falas për prodhuesit vendorë. Ndёrkohё, bizneset nuk kanë qenë të hapura për të diskutuar analizat më të thella rreth efekteve të masës në punën e tyre.
Në një kohë që përkrahja për produkte vendore në Kosovë ka pasur një “bum” të caktuar, kritika ndërkombëtare për taksën vetëm sa është shtuar. Niveli më i lartë që ka kërkuar heqjen e taksës është Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, pas një takimi me presidentin Thaçi. Njësoj ka vepruar edhe Qeveria gjermane dhe shefja e diplomacisё Evropiane Frederica Mogherini.
Megjithatё, kryeministri i Kosovёs, Ramush Haradinaj, pavarёsisht presioneve duket se nuk e ka nё plan tё tёrhiqet nga vendimi i marrё. Sipas vëzhguesve vendimi ёshtё pasojё e fushatёs sё fundit tё zhvilluar nga shteti serb kunder Kosovёs nё skenёn ndёrkombёtare e qё kulmoi me dёshtimin e pranimit tё Kosovёs nё Interpol. “Hapi i qeverisë së Kosovës për taksën 100-përqindëshe ndaj produkteve serbe vjen si rrjedhojë e obstruksioneve politike dhe ekonomike nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Kur pala tjetër nuk ta njeh të drejtën elementare për të ekzistuar, si mund të ndërtohen marrëdhënie të mirëfillta bashkëpunimi, qofshin ato tregtare, ekonomike apo tjera?” Se a ka qenë kjo taksë masa më e duhur apo nëse ka pasur alternativa më efektive, për këtë mund dhe do të diskutohet gjatë, shprehet Kujtim Dobruna, konsulenti i kompanive të huaja për investime në Europën Juglindore. /DW/