Vetëm dy mauna me mallra nga Serbia dhe Bosnja kanë hyrë në Kosovë

Vetëm dy mauna me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga ana e Qeverisë së Kosovës, gjashtë ditë më parë, për produktet që kanë origjinë nga këto dy shtete.

Këto dy mauna të ngarkuara me lëndë të parë, njëra nga Serbia e tjetra nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë vetëm pasi kanë paguar taksën, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka pohuar se fluksi i maunave nga këto dy shtete ka rënë në zero pas taksës së vendosur.

Reklama e sponzorizuar

“Pas vendosjes së taksës nga Qeveria, vetëm të shtunën kanë hyrë dy mauna njëra nga Serbia e tjetra nga Bosnjë-Hercegovina”, ka pohuar Stavileci.

I ashtuquajturi shtab i krizës, i krijuar në katër komunat veriore të Kosovës, të hënën ka marrë vendim që serbët e këtij rajoni të dalin sërish në protestë të martën. Protesta, sipas tij, mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj ngritjes 100 për qind të taksës për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë