Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq assesi të pajtohet me taksën 100% qe Qeveria e Kosovës i ka vënë mallrave që vijnë nga shteti serb.
Brnabiq së fundmi ka treguar shifrën e parave që Serbia ka humbur që nga vendosja e taksës nga Kosovë.
Ajo duke kërkuar shpjegime për vendosjen e saj, ka thënë se shkaku i taksës nga autoritetet kosovare, Serbia humb rreth 42 milionë euro në muaj.
Tutje Bërnabiq ka kërkuar nga Kosova që të shpjegoj arsyet përse e ka vendosur këtë taksë, pasi që sipas saj, deri më tani kanë dhënë shumë justifikime por nuk kanë treguar arsyen e vërtetë të vendosjes së taksës për mallrat e Serbisë.