Banka Botërore në Kosovë përmes faqes së saj në facebook ka shpërndarë një njoftim të këtij institucioni lidhur me të ardhmen e investimeve që do t’i kyej nëpër shtete të ndryshme të botës.
Fokusi i Bankës Botërore, sipas këtij njoftimi, do të jetë në investime kundër ndryshimeve klimatike dhe ndotjes, me cka edhe një herë konfirmohet se ky institucion nuk do ta mbështes projektin për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, shkruan Buletini Ekonomik
Grupi i Bankës Botërore ka njoftuar se do të dyfishojë investimet për veprime kundër ndryshimeve klimatike në 200 miliardë dollarë në periudhën 2021-2025, duke përkrahur vendet të ndërmarrin veprime klimatike ambicioze.
“Ndryshimi klimatik është një kërcënim ekzistencial ndaj popullatës më të varfër dhe më të cenueshme. Këto synime të reja demonstrojnë se sa seriozisht jemi duke e marrë këtë gjë, duke investuar dhe mobilizuar 200 miliardë dollarë gjatë pesë viteve për të luftuar ndryshimin klimatik”, tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore.
“Ne jemi duke u përpjekur të bëjmë më shumë dhe të veprojmë më shpejt dhe i bëjmë thirrje komunitetit botëror që të bëjë të njëjtën gjë. Kjo nënkupton që shtetet dhe komunitetet të marrin përgjegjësinë për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme në aspektin klimatik”, shtoi ai.