Banorët e fshatrave të Malishevës me peticion kundër gurëthyesve

Kuvendi Komunal i Malishevës sot ka diskutuar për peticionin e banorëve të fshatrave Astrazup dhe Kërvasari kundër ndotjes nga gurëthyesit dhe rrezikut që këto biznese po shkaktojnë për shëndetin e qytetarëve.

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje ka thënë se pas shumë diskutimeve mezi u arrit të miratohet njërekomandim drejtuar nivelit qendror që të trajtojnë rregullativën dhe procedurat se si kaq lehtësisht lejohet degradimi mjedisor dhe injorohet siguria dhe shëndeti i qytetarëve.

“Shqetësues dhezhgënjyes është hezitimi i një numri të madh të asamblistëve që tu dalin nëmbështetje kërkesave të drejta të qytetarëve, duke mos pasur guximin të marrinvendime konkrete që ndalojnë pazaret me pelqimet dhe lejet e gurthyesve. Sot, upa që përfaqësimi politik ndonëse me vota qytetare është në duart e biznesevedhe interesave të ngushta partiake, derisa interesat e qytetarëve mbesin tëpapërfaqësuara.Rezistenca dhe presioni i banorëve të Kërvasarisë, Astrazupitduhet të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ne do jemi përkrahtyre deri në fund”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij social, facebook. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar