Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq po pretendon se me vendosjen e taksës nga Kosova, është shkuar 50 hapa prapa.
Në një intervistë për RTS, Brnabiq, ka theksuar se rajoni ka nevojë për paqe dhe stabilitet në mënyrë që të përparojë dhe se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën kur taksat të hiqen.
“Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Parakushti për çdo përparim ekonomik është paqja dhe stabiliteti rajonal”, tha Brnabiq.
Ndërsa komentoi deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it, Vincennes Gras, se njësitë speciale të Rosu nuk kanë obligim që t’i kërkojnë dikujt leje për të ardhur në veri të Kosovës, kryeministrja serbe thotë se pajtohet me deklaratën e Daçiq që KFOR-i duhet të na japë një manual “çfarë mund, ose çka nuk mund të bëjnë”.