FMN-ja ia tërheq vërejtjen Qeverisë për termocentralin “Kosova e Re”

Pas tërheqjes së Bankës Botërore nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, Qeveria e Kosovës duket se punët mirë nuk do t’i ketë as me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), përjell Buletini Ekonomik.

Në një komunikatë të FMN-së për Kosovën, të lëshuar sot, ky institucion ia tërhequr vërejtjen Qeverisë rreth financimit të tërmocentralit, dhe i kërkon që gjithcka të jetë brenda rregullave për borxhin publik.

Aktualisht niveli i borxhit publik e ka kaluar shifren prej 1 miliard euro, por FMN thekson se shumë shpejt mund të arrijë në nivelin e 1.5 përqind të GDP-së, duke iu ofruar kështu kufirit.

Reklama e sponzorizuar

“Cdo mbështetje e qeverisë përtermocentralin e ri përmes garancive ose financimeve duhet të jetë në përputhjeme rregullat fiskale dhe qëndrueshmërinë e borxhit publik”, thuhet në komunikatën e FMN-së, duke ia kujtuar Qeverisë se burxhi publik nuk guxon ta kalojë rregullin e kufirit prej 2 për qind të GDP-së.

Më tej në komunikatë thuhet se “edhe pse termocentrali i ri i propozuar do të lehtësojë vështirësitë e energjisë elektrike dhe do të nxiste zhvillimin, ajo do të zgjerojë deficitin buxhetor gjatë fazës së ndërtimit dhe – varësisht nga marrëveshjet financiare – mund të rrisë ndjeshëm borxhin publik”. /Buletini Ekonomik/