Haradinaj– drejtorit të KEK-ut: S’kem qare pa u prishë nëse nuk prodhon rrymë

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një vizite që i ka bërë Korporatës Energjetike të Kosovës, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk guxon të dështoj furnizimi i rregullt me rrymë gjatë kohës së dimrit.

Ai ka kërkuar nga drejtori i KEK-ut që ti arrijë limitet në prodhim të energjisë, meqë akualisht KEK prodhon 530 megavatë, përderisa konsumi i energjisë shkon mbi 900 megavatë, shkruan Buletini Ekonomik.

“Importi i energjisë në dimër është shumë i shtrenjtë. Kërkesa ime për Drejtorin është që të prodhohet sa ma shumë. Në dhjetor pres t’i kemi 800 megavatë në prodhim. Gjatë këtij dimri nuk bën me dështu”, ka thënë Haradinaj, në prani të drejtorit të KEK-ut, Njazi Thacit.

Reklama e sponzorizuar

Madje, Haradinaj ka thumbuar me fjalë drejtorin e KEK-ut, duke i thënë se do t’i kenë punët keq nëse nuk ka prodhim të mjaftueshëm të energjisë elektrike.

“Drejtor nuk kemi qare pa u prish nëse nuk prodhon rrymë”, ka thënë Haradinaj. /Buletini Ekonomik/