Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se taksa 100% për produktet serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet derisa këto dy vende nuk njohin Pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu tha se BE-ja nuk po jep garanci që liberalizimi për Kosovën do të jetë në rend ditë në takimin e Këshillit të Ministrave këtë muaj.
Ai thotë se do të furnizojnë spitalet e komunitetit serb, me barna apo çka do që ka nevojë, dhe se sipas tij, qytetarët serb nuk janë të rrezikuar nga ky vendim.
Në një konferencë të mbajtur pas takimit që kishte me ambasadorin e ri amerikan në Kosovës, Philip S. Kosnett dhe Komisionerit për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, Haradinaj deklaroi se ende ka shpresë së Kosova të jenë të rend dite në Këshillin e Ministrave të BE-së për liberalizmin e vizave.
“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë”, tha ai.
“Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Taksa vlen për importin nga Serbia dhe Bosnja. Doli edhe për takimin e Johannes Hahn, meqë ky i fundit ka kërkuar që të hiqet taksa.
Ndërkohë tha se BE-ja nuk po jep garanci që liberalizimi për Kosovën do të jetë në rend ditë në takimin e Këshillit të Ministrave këtë muaj.
“Nga BE-ja është një skepticizëm, ata japin shumë arsyetime, prej atyre që kjo është e logjikshme, se thonë se me Ukrainë e Gjeorgjinë ka zgjedhur një vit e gjysmë periudha kohore mes Komisionit dhe vendimit. Nuk përjashtohet që në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli mblidhet çdo tre muaj, mirëpo nuk na japin një garanci se do të ndodh kësaj here”, deklaroi kryeministri.