Haradinaj ‘kërcënon’ me largim nga Kosova pronarët e KEDS-it

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për herë të parë mundësinë e largimit të pronarëve të KEDS-it, nga Kosova.

Haradinaj, teksa ka folur për Insajderi, ka thënë se nëse kompania Limak Calik, nuk e respektojnë kontratën me shtetin e Kosovës, për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike, atëherë mund të ketë shkëputje të saj.