Studentët e Shqipërisë ka gati një javë që protestojnë në Tiranë, pasi duan që t’u plotësohen tetë kërkesa të tyre.
Studentët edhe sot në orën 9:30 kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Studentët i kanë vendosur si afat të fundit Ministrisë së Arsimit, ditën e martë, kur duhet që tu përgjigjet pozitivisht atyre.
Këto janë kërkesat e plota të tyre:
-Përgjysmim i tarifës së studimi
-Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
-Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
-Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
-Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
-Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
-Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019. Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilli Studentor.