Kryetari Shpend Ahmeti ka lëshuar sot Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe, bën të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
“Ndalesa vlen për periudhën nga data 3 dhjetor, deri më 3 janar. Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro”, thuhet në njoftim.
Në njoftim nuk jepet sqarim se si do të zbatohen dënimet ndaj atyre që shkelin urdhëresën për periudhën nga 3 dhjetori deri më sot, kur është bërë publik vendimi, thekson Koha.net.