Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi me pasaportën më të fuqishme në botë.
Sipas Indeskit të Pasaportave, poseduesit e pasaportës së Emirateve mund të udhëtojnë në 167 vende të botës pa viza paraprake.
Sipas këtij indeksi online, Singapori dhe Gjermania radhiten në vendin e dytë, përkatësisht të tretë, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Indeksi i Pasaportave rendit pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve shtesë.
Nga vendet e Ballkanit, Kosova zë vendin 82, Shqipëria 43, Bosnja e Hercegovina 41, Mali i Zi 38, Maqedonia 37 dhe Serbia 32.