Kanë kaluar plotë një muaj që prej kur Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të sanksionojë hyrjen në Kosovë të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina përmes një takse prej 100 për qind, shkruan Gazeta Express.
E për gjithë këtë periudhe kohore, ky vendim i ka shkaktuar dëme Serbisë rreth 35 milionë euro, shkruan ‘tanjug’.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajic, i cili ka thënë se tani Serbia eksporton shumë më pak në Kosovë.
“Ka shumë pak gjëra që po eksportohen në Kosovë. Ato mallra të cilat nuk janë subjekt i sanksioneve”, ka thënë ministri serb.
Ai ka thënë se përveç taksës, Serbisë po i bënë dëm edhe fushata që po bëhet në Kosovë kundër produkteve dhe mallrave me origjinë nga Serbia.