Profesioni me të ardhura të ulëta është më vdekjeprurës se të qenët mbipeshë ose nëse konsumoni alkool, ka zbuluar një studim i ri.
Ekspertët paralajmërojnë që paga e ulët duhet të konsiderohet nga mjekët si një nga faktorët rrezikues kryesor për vdekjet e parakohshme.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se përballja me varfërinë, ndërkohë që bën një punë të lodhshme, shkurton jetëgjatësinë me 2.1 vjet.
Mungesa e parave është po aq e rrezikshme sa jeta studentore, e cila bën që njerëzit të vdesin 2.4 vjet më të rinj. Ajo është edhe më vdekjeprurëse se të qenët mbipeshë dhe konsumimi i alkoolit në mënyrë të tepruar, të cilat shkurtojnë jetëgjatësinë me 0.7 dhe 0.5 vjet.
Hulumtuesit shkencorë monitoruan më shumë se 1.7 milionë të rritur nga 7 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Britaninë.
Duhanpirja është më vdekjeprurëse, pasi shkurton jetëgjatësinë mesatarisht 4.8 vjet.
Drejtuesja e kërkimit shkencor, dr. Silvia Stringhini, nga Universiteti Spitalor Lausanne në Zvicër, thotë se qeveria nuk duhet ta përjashtojë nga politikat shëndetësore statusin socio-ekonomik të një personi, duke parë edhe ndikimin e madh që luan ai në shëndet.
Studimi i publikuar tek revista shëndetësore “The Lancet”është i pari që krahasuar ndikimin e varfërisë me rreziqe të tjera shëndetësore, si pasiviteti, diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe konsumimi i alkoolit.
Studimi zbuloi se 4 në 10 meshkuj dhe mbi ¼ e femrave kanë të ardhura të ulëta, dhe futen tek kategoria socio-ekonomike e ulët.