Pas taksës 100%, “shpërthen” tregtia me Turqinë e Kinën

Pas vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja, tregtarët kosovarë, krahas vendeve të Bashkimit Evropian, e kanë ‘trashur’ bashkëpunimin tregtar edhe me Turqinë dhe Kinën.

Kështu nga Turqia, sipas statistikave zyrtare për muajin nëntor 2018, janë importuar mallra në vlerë 30.8 milionë euro. Kjo është për 6.9 milionë euro më shumë nëse krahasohet me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Buletini Ekonomik.

Ngjashëm aktiviteti më i shtuar tregtar vërehet edhe me Kinën. Nga atje, për muajin nëntor janë importuar mallra në vlerë 28.2 milionë euro, që është për 6 milionë euro më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar