Në fillim të muajit janar pritet të nisin intervistimet për pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Siç ka mësuar gazeta Koha Ditore nga burime të saj rrethin e parë e kanë kaluar mbi 10 kandidatë të cilët pritën t’i nënshtrohen testit me gojë në javën e parë të muajit janar.
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është njëri nga kandidatët që ka kaluar në rrethin e parë dhe që pritet t’i nënshtrohet testit me gojë.
Edhe njerëz të afërt me AAK-në po e synojnë këtë post. Dardan Stublla është bashkëshorti i këshilltares se kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj. Stublla është një nga kandidatë e ftuar për itnervistim.
Në garë për këtë pozitë është drejtori Sakip Imeri.
Siç ka mësuar gazeta pjesë e garës janë edhe tre kandidatë që aktualisht punojnë në Ministrinë e Financave. Ismet Aliu, Afim Qela e Petrit Popova janë zyrtarët e kësaj ministrie që po e synojnë këtë post.
Për pozitën e drejtorit të ATK-së, për në intervistë janë ftuar dhe Besim Ahmetaj, Isen Lipovica, Ruzhdi Zeqiri, Hamit Mulaj, Murat Mehmeti, Hamdi Hoxha e Adriana Latifi.
ATK e pati hapur edhe rreth një muaj me parë konkursin për drejtor të ATK-së, në të cilin pati konkurruar edhe ish-ministri , Astrit Haraqija por ky konkurs ishte anuluar.