Punësimet e militantëve me kontrata mbi vepër i kushtuan buxhetit 4.6 milionë euro

Rreth 1000 rase të kontratave mbi vepër brenda një viti janë identifikuar nga “Demokracia Plus”.

Sipas raportit të tyre, nga 75 institucione, numri i kontratave mbi vepër për vitin 2018 është 777, kontrata këto që ligjërisht janë të vlefshme vetëm 6 muaj, por një gjë e tillë nuk përfillet në Kosovë.

Edhe ushtruesit e detyrës, sipas ligjit, duhet të jenë në këtë funksion vetëm 3 muaj, por edhe në këto raste, sipas raportit, nuk merren parasysh fare afatet ligjore.

Reklama e sponzorizuar

Rushiti thotë se sipas raporteve financiare të Ministrisë së Financave, 1,372 raste të kontratave mbi vepër kanë qenë më 2016 dhe 2,906 më 2017, që bën të jenë më shumë se sa kontratat e rregullta.

E të gjitha këto kontrata paguhen nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve.

Qeveria e Kosovës, sipas raportit të “Demokracia Plus”, ka aprovuar 52 dokumente strategjike gjatë viteve 2012-2017.

Hulumtuesit e kësaj organizate thonë se institucionet qendrore apo lokale duhet të analizojnë mirë hartimin e dokumenteve, në mënyrë që të reduktohet numri i kontratave mbi vepër.

Këto paga, të cilat ndahen për ushtrues detyre dhe për kontrata mbi vepër, apo marrëveshje për shërbime të veçanta, buxhetit i kushtojnë më shumë se 4,660 milionë euro, thuhet në raport.