Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka marrë vendim që të ndajë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj që u vra të enjten në Istog.
Me vendim të presidentit të Kosovës, e shtuna do të jetë ditë zie në nderim të rënies në detyrë të policit që vdiq si pasojë e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me një plaçkitës banke në Istog.