Republika e Kosovës duhet të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si CEFTA, pasi që nga nënshkrimi i saj, Kosova nuk është trajtuar e barabartë më vendet anëtare të kësaj marrëveshjeje, thonë ish-zyrtarë tëQeverisë se Kosovës dhe ekspertë për çështje ekonomike.
Sipas tyre, kjo marrëveshjeështë nënshkruar në kohë jo të duhur dhe në të shumtën e rasteve, kjomarrëveshje ka dëmtuar ekonominë e Kosovës.
Rezultatet e marrëveshjes nëatë kohë kanë qenë vetëm në aspektin politik dhe jo në atë ekonomik. Sau përket shkëmbimeve tregtare të Kosovës me bllokun e CEFTA-s, Kosova karaport jo të mirë në mes eksportit dhe importit.
Të dhënat e Agjencisësë Statistikave të Kosovës tregojnë se në vitin e kaluar importi i mallravenga vendet anëtare të CEFTA-s ka qenë mbi 856 milionë euro, kurse eksporti imallrave të Kosovës në vendet anëtare të kësaj marrëveshjeje, po në këtë vit kaqenë 183 milionë euro.
Në këtë mekanizëm, përveçKosovës anëtarë të tjerë janë: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnjae Hercegovina dhe Moldavia.
Ish-ministri i Tregtisë dheIndustrisë, Bajram Hasani, tha për Radion Evropa e Lirë se situata aktualeështë shumë e favorshme që Kosova të tërhiqet nga ky mekanizëm dhe më pas tërinegociohet. Arsye e kësaj, sipas ish-ministrit, është se Kosova në këtëmekanizëm ende përfaqësohet si UNMIK dhe jo si Republikë e Kosovës.
“Sa kam qenë ministër kamkërkuar që kjo marrëveshje të rinegociohet. Mirëpo tash pas situatës sekrijuar, pas vendosjes se tarifës doganore 100 për qind për produktet mëorigjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, është koha që Kosova të tërhiqetplotësisht nga CEFTA dhe me një mundësi rinegocimi që kjo marrëveshje tënënshkruhet si Republikë e Kosovës. Shtetet e tjera anëtare të CEFTA-s kanëbërë shumë shkelje. Kosova është injoruar, marrëveshja asnjëherë nuk ështëzbatuar nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Hasani.
Edhe Ismet Mulaj, ekspert përçështje ekonomike, thotë se për arsye politike dhe ekonomike, Kosova duhet tërinegociojë këtë marrëveshje.
“E para arsye ështëekonomike, për shkak se në kohën kur është negociuar marrëveshja e CEFTA-s,Kosova nuk ka mbrojtur asnjë produkt të vetin, për shkak se ka qenë viti 2007dhe prodhimtaria e Kosovës ka qenë në hapat fillestar. E dyta është arsyepolitike dhe juridike. Kosova është i vetmi vend anëtar i CEFTA-s që merr pjesëme (akronomin) UNMIK-un në tavolinën e CEFTA-s. Pra, zyrtarisht UNMIK ështëanëtar i CEFTA-s, kurse Kosova është pjesë e delegacionit të tij”, shprehetMulaj.
Në këtë mekanizëm, Republikae Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosovanuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi iatëhershëm i UNMIK-ut, Joachim Rucker.
Kurse në aspektin ekonomik,Bajram Hasani, thotë se shteti i Kosovës ka përfituar më se paku nga shtetetanëtare të këtij mekanizimi.
“Kosova nuk përfiton nga kjomarrëveshje, Kosova në vazhdimësi është dëmtuar nga kjo marrëveshje”, thaHasani për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, Ismet Mulaj theksonse kjo marrëveshje, madje shumë herë, ka vështirësuar aktivitetin biznesor tëprodhuesve kosovarë.
Duke marrë parasysh gjendjene rëndë të këtij sektori, prodhimet “Made in Kosova” vështirë kanë depërtuar nëtregun rajonal, kurse prodhimet e huaja pothuajse kanë mbuluar tregun vend.
“CEFTA ka dëmtuar prodhuesitkosovarë. Për shkak se produktet rajonale dalin me çmim më të lirë në treg,pasi politikat e shteteve tjera janë që të subvencionojnë eksportin eprodukteve të tyre. Ndërsa, Kosova nuk ka ndonjë politikë të subvencionimit,avokatisë apo promovimit të eksporteve tona në arenën ndërkombëtare”, tha Mulajpër Radion Evropa e Lirë.
Institucionet e Kosovëspaguajnë rreth 20 mijë euro në vit për pjesëmarrje në marrëveshjen e CEFTA-s.
Qeveria e Kosovës e kaakuzuar disa herë Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën se nuk kanë zbatuarmarrëveshjen e CEFTA-s apo me vështirësi prodhimet e Kosovës kanë hyrë nëtregjet e tyre.
Më 21 nëntor Kosova kavendosur tarifa doganore prej 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbiadhe Bosnjë e Hercegovina.
Bashkimi Evropian i ka bërëthirrje që menjëherë t’i heqë këto tarifa, por kryeministri Ramush Haradinaj kathënë se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën.