SHBA-ja kërkon që Kosova ta heqë taksën 100 %

Zëvëndësndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Evropën Juglinndore, Mathew Palmer ka bërë thirrje që Prishtina të heqë taksën e vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se këto tarifa janë një pengesë për vazhdimësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Këto deklarime Palmer i ka bërë në një intervistë për një agjenci lajmesh në Sarajevë.

Reklama e sponzorizuar

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përkushtimin e BE-së për të zgjidhur këtë çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, citohet të ketë thënë Palmer, transmeton Gazeta Express.

Kundër kësaj takse ka dalë zyrtarisht edhe Bashkimi Evropian, të cilët kanë kërkuar zhbërjen e vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës.