Shteti jep afër 7 mijë euro në muaj për familjen Rugova

Presidenca, Qeveria, Ministria e Kulturës dhe LDK’ja ndajnë çdo muaj para për familjen Rugova.

Ajo është njëra nga deputetet më dembele të Kosovës. Për punën që s’e bën, Teuta Rugova, vajza e Presidentit Ibrahim Rugova, si deputete e Kuvendit të Kosovës përfiton nga kuleta e shtetit, 1.500 euro në muaj, apo gati 25 mijë euro në vit.

Teuta po ashtu ka deklaruar pasuri të pa paluajtshme në vlerë 323 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

Financiarisht nuk qëndron keq as vëllai i Teutës, Mendimi.

Ky tani mban pozitën e Koordinator për ndryshime klimatike, merrr pagë mujore 2 mijë euro.

Mendimi po ashtu ka pasuri të paluajtshme 1 milion 585 mijë euro.

Mendim Rogova po ashtu ka një veturë në shfrytëzim për të cilën qeveria e Kosovës paguan qira 490 euro në muaj.

E nga e marta me pagë mujore është bërë edhe bashkëshortja e Rugovës, Fana.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që zonjës Rugova t’i ndajë pagë mujore prej 1 mijë eurove në muaj.

Po ashtu sipas këtij vendimi Fana do të ketë shofer dhe veturën personale të saj

Për këtë familje shteti kishte menduar edhe për ngrohje.

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kishte paguar 9 mijë e 500 euro për ngrohjen e familjes Rugova.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta ruajë një lidhje të veçantë me familjen e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ndonëse ka më shumë se një dekadë qëkur ish- lideri shpirtëror i LDK-së është ndarë nga kjo botë, kjo parti vazhdon ta mbështes financiarisht familjen e tij.

Në baza mujore, LDK i ndan për të nga 400 euro.

Kurse Presisdenca e Kosovës, për cdo muaj jep për këtë familje, 2.100 euro.

Megjithatë askush nga familja Rogova nuk ka pranuar të flasë për këtë temë.

E rezidencës së familjes Rugova janë shtuar këtë vit, përfitimet nga shteti.

Këtë vit 57 mijë e 944 euro ishin ndarë nga Ministria e Kulturës për Rezidencën Rugova që gjendet në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë.

Pra shuma e parave që familja Rugova merr brenda një viti nga Buxheti i Kosovës, është 6 e 900 euro.