Taksa 100% rrit importin nga vendet e Bashkimit Evropian

Taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja, e ka kthyer vëmendjen e tregtarëve drejt tregjeve të Bashkimit Evropian. Më saktësisht, vendeve si Gjermania, Italia, Greqia e Franca, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin nëntor 2018 janë importuar mallra nga vendet e Bashkimit Evropian në vlerë prej 126 milionë euro. Kjo është për 11.2 milionë euro më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 126,0 milion euro, ose (45.8%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9.8%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (11.0%), Italia (5.1%), Greqia (4.1%), Franca (3.7%), Sllovenia (3.5) etj”, thuhet në raportin e ASK-së mbi tregtinë e jashtme për muajin nëntor. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar