Topalli: Udhëtimet e deputetëve jashtë vendit më shumë për turizëm

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka kritikuar kolegët e tij në Kuvend dhe zyrtarët e Qeverisë për udhëtime të shumta jashtë vendit.

“I nderuari kryeministër, me sa mbaj mend unë në fillim të mandatit ju keni deklaruar se do t’i ndaloni udhëtimet turistike jashtë vendit, të cilat në fakt deklarohen si udhëtime të punës, por në fakt nuk janë asgjë tjetër përveçse udhëtime turistike”, tha Topalli.

Sipas tij, edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mban përgjegjësinë e tij së bashku me të gjithë deputetët për udhëtimet jashtë vendit.

Reklama e sponzorizuar

“Këto punë do të duhej ne t’i kryenim këtu, në zyrat e Kuvendit. Udhëtimet realizohen në Greqi, Mal të Zi e Turqi. Janë të panevojshme dhe e ngarkojnë buxhetin e Kosovës, në kohën ku shumica e qytetarëve jetojnë në varfëri”, tha deputeti.