VV: Qeveria Haradinaj qëllimisht po e shkatërron Telekomin

Qeveria Haradinaj po tenton që në një formë të fshehtë të gllabërojë Telekomin e Kosovës. Kështu tha anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatban Bunjaku në një konferencë për media.

“Të premten me një dalje publike kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj na tha se gjendja në Telekomin e Kosovës është shumë e rëndë dhe që vetëm mrekullia e kthen. Situata në Telekom nuk është edhe aq e errët sa e sheh kryeministri Haradinaj”,ka thënë Bunjaku, raporton Koha Ditore.

Sipas tij, Telekomi nuk po bankroton por ka një përpjekje për t’u rënduar financiarisht.

Reklama e sponzorizuar

“Kryeministri ka punësuar militantë partiakë dhe jo profesionistë për ta shkatërruar Telekomin dhe ta privatizojë”, ka thënë më tej ai.