Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në një intervistë për EO, ka thënë se sivjet në zyret e punësimit numri i punëkërkuesve ka aritur në 100 mijë.
Prej tyre nga shteti janë trajtuar 11 mijë, 6000 janë punësuar ndërsa 5000 të tjerë janë trajnuar profesionalisht.
“Në zyrat e punësimit, afërsisht kemi rreth 100 mijë punëkërkues të regjistruar, numër ky që lëvizë sepse po të shikohen statistikat brenda këtij viti ne kemi trajtuar mbi 11 mijë punëkërkues, prej tyre rreth 6000 janë në punësim, rreth 5000 mijë janë të aftësuar apo të trajnuar profesionalisht, të cilët pjesa dërrmuese e tyre pas aftësimit, trajnimit arrijnë që brenda periudhës kohore prej 90 dite që e marrin trajnimin fillestar arrijnë të gjejnë punë”, ka thënë ministri Reçica.