Me Ligjin e ri për Administratën Tatimore të Kosovës, prej shumë risive që priten për bizneset, dy prej tyre janë më kryesoret, përcjell Buletini Ekonomik.
E para, cdo transaksion mbi 300 euro, me ligjin e ri, tani e tutje duhet të bëhet përmes llogarisë bankare. Aktualisht është 500 euro.
Ndërsa risia e dytë ka të bëjë me formimin e Bordit për shqyrtimin e ankesave të bizneseve.
Formimi i këtij bordi që ka qenë kërkesë e kahmotshme e biznesit, pritet ta rrisë efikasitetin e ATK-së në trajtimin e ankesave që bizneset i kanë ndaj ATK-së. /Buletini Ekonomik/