Sindikata e Pavarur e Pylltarisë, Bujqësisë, Industrisë së Drurit, Mjedisit dhe Gjuetisë së Kosovës, shpreh shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët Draftligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës ,të paraparë në Shtojcën 1 të tij si dhe me dispozitat e tjera nuk i eliminon praktikat diskriminuese të krijuara deri me tani dhe nuk shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik.
SP e Pylltarisë përmes një komunikate për media shpreh pakënaqësinë lidhur me problemet e përditshme te punonjësve te pylltarisë gjate detyrave te punës (rojat e pyjeve, stafi teknik dhe inxh.e pyjeve) që janë parashtruar edhe kohë më parë organeve përgjegjëse te MBPZHR, kryetarit te Asociacionit te Komunave te Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me problematikat e mëposhtme:
• Mungesa e mbështetjes institucionale ne mbrojtjen fizike, mbrojtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e jetës te punonjësve;
• Jo kompensimi i pagesës për kushtet specifike te punës; Rrezikshmëria ne pune për rojet e pyjeve, rojet e parqeve dhe komplet stafin teknik;
• Armatim jo përkatës te rojeve te pyjeve, te cilat ne shumicën e rasteve paraqesin pengese ne lëvizje dhe kryerjen e obligimeve të punës;
• Mungesa e armatimit te rojeve te parqeve;
• Sigurimi i uniformes se terrenit e cilësisë se dobët;
• Punësimi, avancimi dhe gradimi i te punësuarve ne baza politike, familjare dhe jo ne baza meritore;
Mirëpo, Draftligji i pagave ka shkaktuar aq shumë pakënaqësi të sindikalistët saqë në takimin e mbajtur me datën 16.01.2019 në lokalet e BSPK-së, u mor vendim që nëse nuk realizohen kërkesat e parashtruara nga kjo sindikatë, sidomos sa i përket rritjes së koeficientit të pagesës në Draftligjin e pagave jemi të detyruar që të ndërmarrim veprime të presionit sindikal, ashtu siç po bëjnë edhe sindikalistët tjerë për realizmin e të drejtave të punëtorëve.
SP te Pylltarisë bënë thirrje që sa më shpejt çështjet e adresuara të zgjidhen, në të kundërtën do të detyrohemi që të ndërmarrim veprime të tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal, përfundon komunikata e Kryesisë së SP të Pylltarisë.