Ish-punëtorët ushtrojnë kallëzim penal ndaj KEDS-it

Është protesta e dytë pas vendimit për largimin nga puna për ish-punëtorët e KEDS-it, ata sot dërguan kallëzim penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj menaxhmentit të kësaj kompanie, ngase sipas tyre ata nuk po e respektojnë vendimin për t’i kthyer në punë këta punëtorë.

Ish-punëtorët mbajtën protestë njëorëshe pranë Pallatit të Drejtësisë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, për ta dënimi prej 10,000 euro që i është caktuar KEDS-it është një dënim qesharak dhe, sipas tyre, arsyeja kryesore e largimit të tyre është se kanë hyrë punëtorë të rinj mbi baza partiake.

Reklama e sponzorizuar

Numri i punëtorëve të larguar është 94 e që 10 prej tyre kanë marrë paga, të tjerët jo.
Kujtojmë se edhe në muajin nëntor punëtorët e larguar nga KEDS-i protestuan për t’u kthyer në vendet e tyre të punës të cilët u larguan rreth dy vjet më parë.

Protesta e tyre erdhi pasi KEDS-i nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës që punëtorët të kthehen në vendin e tyre të punës për tre ditë.