Nga sot afër çdo produkti do të vendoset flamuri i shtetit të origjinës

Ka filluar të zbatohet amandamenti i Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit sipas së cilit çdo market detyrohet që pranë produktit të vendosë flamurin e shtetit të origjinës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD Dardan Sejdiu në emër të PSD dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti me e vendos flamurin e shtetit të origjinës. Tash e tutje qytetarët nuk kanë nevojë me i lexu e me i njoftë barkodet. Lehtë është me e pa se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili është prodhim vendor”, ka shkruar Ahmeti.

Reklama e sponzorizuar

Ai shkrimit të tij ja ka bashkëgjitur dy fotografi, për të cilat ka treguar se nuk janë të tij por janë marrë nga një postim.