Ja diçka që na është thënë rrallë në rini: kjo botë shpërblen të pasurit, jo ata që punojnë fort apo të talentuarit. Kjo është bota që kemi ndërtuar.
Një botë ku 82% e pasurisë së krijuar vitin e kaluar shkoi tek 1% e popullsisë, shkruan World Economic Forum, përcjell Buletini Economik.
Ndërkohë, 3.7 miliardë njerëz, që përbëjnë gjysmën e popullsisë botërore e cila ndodhet në varfëri, nuk panë fare rritje të pasurisë së tyre vitin e kaluar.
Bota i takon të pasurve dhe askund nuk është më e qartë kjo padrejtësi sesa në vendet e punës.
Korporatat po i ulin pagat dhe ‘varfërojnë’ kushtet e punës në të gjithë globin për të maksimalizuar kthimet në aksionet e tyre. Ata përdorin fuqinë dhe ndikimin për të siguruar që rregullat përputhen me interesat e tyre – pa marrë parasysh koston.
Shumë nga qeveritë tona nuk e pengojnë që kjo të ndodhë, përkundrazi e lehtësojnë atë në mënyrë aktive, duke ua ulur taksat korporatave dhe duke ua paksuar të drejtat punëtorëve.
Rezultati? Gratë në fabrikat e tekstilit në Bangladesh marrin paga shumë të ulëta. Pastrueset kanë frikë të raportojnë ngacmime seksuale për shkak të frikës së humbjes së vendeve të punës. Punëtorët e shpendëve në SHBA – vendi më i pasur në botë – detyrohen të veshin pelena sepse u mohohet shkuarja deri në tualet.
Por nëpër kabinete, larg nga kjo vuajtje dhe pandershmëri, gjërat janë më mirë se kurrë. Aksionarët dhe bosët e korporatave po shijojnë fitime rekorde.
Ky është realiteti i “prosperitetit” në botë sot. Gjithcka është ndërtuar mbi kurrizin e punëtorëve anembanë botës.
Megjithatë nëse ka vullnet sipas Raportit Botëror të Pabarazisë, i publikuar muajin e kaluar nga Panairi Botëror i Pabarazisë në Shkollën e Parisit të Ekonomisë, thuhet se veprimi i qeverive mund të reduktojë ndjeshëm pabarazinë. /Buletini Ekonomik/
Marrë nga: World Economic Forum
Përktheu në shqip: Buletini Ekonomik