Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 15 mijë euro për familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, që vdiq të shtunën nga një ortek në Brezovicë.
Shuma u nda nga kategoria e shpenzimeve rezervë, raporton KTV.
Arian Daci, 40-vjeçar, që është djali i Nexhat Dacit, vdiq si pasojë e një orteku të rënë në një pjesë të rrezikshme, jashtë pistës së skijimit.