Kanadaja për 3 vjet do të pranojë 1 milion emigrantë

Kanadaja, qe numëron rreth 37 milionë banore, dëshiron të presë më shumë se 1 milion imigrantë deri në vitin 2021. Sipas mediave vendase, shifra ka dalë pas një raportimi të bërë nga ministri i Emigracionit, Ahmed Hussen.

Ai ka falënderuar gjithë të huajt që kanë ardhur dhe thotë se mirëpresin të tjerë. “Falënderimi i madh për të ardhurit, Kanadaja është zhvilluar në një vend të fortë të cilin e gëzojmë të gjithë”, ka thene ai.

Sipas tij, “Emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada, dhe suksesi i vendit në të ardhmen është i lidhur me këtë, integrimin dhe mikpritjen e tyre”.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, shtimi me 1 milion banorë përbën 1% të popullsisë. Sipas shifrave, në vitin 2017 popullsia u shtua me 286 mijë banorë të përhershëm, ndërkohë që më 2020 pritet të shkojë në 360 mijë.