Sa do të jenë pensionët pas vendimit për rritje të tyre?

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të martën për rritjen e pensioneve për disa kategori. Tri grupe të pensionistëve do të përfitojnë rritje të pensioneve prej 15 deri në 20 për qind.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për Telegrafin ka treguar se sa do të përfitojnë rritje pensionistët kontributdhënës, pensionet bazike si dhe pensionet e parakohshme të punëtorëve të Trepçës.

Ai ka treguar se rritja e pensioneve bazike do të jetë nga 75 euro në 90 euro, kurse rritja e pensioneve kontributdhënëse varet nga shkollimi dhe rritja për pensionistet e Trepçës do të jetë nga 107 euro në rreth 130 euro.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, Rafuna ka treguar se të enjten presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar buxhetin për vitin 2019 dhe ai është funksional.