Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkarkuar Jonuz Salihajn nga pozita e drejtorit të arsimit në komunë.
Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se lirimi nga detyra i Salihajt është bërë me kërkesë të partnerit të koalicionit, AAK.
Aktualisht, me shkarkimin e Salihajt, numri i drejtorive pa drejtor shkon në tri, pas atyre në Kadastër dhe Kulturë.
Në nëntor e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin e Lëizjes Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit.
Pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqje Yll Rugova i LVV-së, i cili udhëhiqte me drejtorinë e Kulturës.